SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Biznesmeni nga Saranda vetëdorëzohet pas dy vitesh në arrati

Është vetëdorëzuar në Komisariatin e Sarandës, biznesmeni Pano Papuçi, 68 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja”, që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë, mes tyre ish Drejtoresha e IMT në Bashkinë Sarandë Romina Pulaj për shpërdorim detyre. Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë.///

error: