12 vjet burg ish-mësuesin e fshatin Kopacëz të Delvinës, Kadri Nora. Kjo ishte masa e denimit qe dha Gjykata e rrethit gjyqesor Sarandë me akuzen vrasje me dashje mbetur ne tentative dhe armebajtje pa leje.
Mesohet se 10 vjet burg i jane dhene per vepren penal;e “Vrasje me dashje mbetur në tentative” dhe 5 vjet burg për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”Në bashkim të dënimeve ai u dënua në total me 12 vjet burgim. Vendimi ëshet dhene te premten nga gjyqtari Shkëlzen Liçaj.
NGJARJA/ Më 20 janar 2020, Nora, 73 vjeç, plagosi me armë zjarri Martin Deden, atëherë 48 vjeç, pikërisht ditën kur ky i fundit do të shpërngulej familjarisht nga fshati Kopacëz. Deda mori vetëm një plumb në këmbë, duke i shpëtuar atentatit. Pas kësaj ngjarje, Nora është vetëdorëzuar në Polici, dukedorezuar ne Policine e Sarandës edhe armën e krimit, automatik model 66.
Shkak i ngjarjes janë bërë konfliktet e vazhdueshme midis autorit dhe të plagosurit, pas vrasjes se djalit të Kadri Norës, një krim që ka mbetur ende i pazbardhur. Enkeled Nora, 35 vjeç që punonte si bari, u gjet i plagosur në këmbë me pistoletë në 8 shtator të 2015, në vendin e quajtur Pigadhë të fshatit Kopaçëz.
Ai u transportua rreth 1 kilometër drejt një stani ku iu dha ndihma e parë, por nuk u mbijetoi plagëve të marra e për pasojë ndërroi jetë. Policia deklaroi atëherë se nuk gjeti as gëzhoja dhe as armë zjarri në vendngjarje, duke mos u saktësuar kurrë nëse bëhej fjalë për një vrasje apo vetëvrasje. Ngjarja u dyshua se vinte për shkak të konfliktit për parcelat me kanabis, të cilat lulëzonin në atë kohë në vendin e njohur si Pigadhë, ku edhe u gjet i plagosur Enkeled Nora. Babai i viktimës, Kadri Nora, vazhdimisht akuzonte për krimin Martin Dodën, i cili kishte mbërritur në fshatin Kopaçëz prej disa vitesh dhe punonte si bari në të njëjtën zonë. Nora, ish mësues në fshatin Kopaçëz, kishte mësuar faktin se Martin Doda po synonte të largohej bashkë me familjen nga ky fshat e në këto kushte, ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi për vrasjen e të birit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit