SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Deputetja Anila Denaj takohet me ukrainasit e larguar prej agresionit rus

Deputetja Anila Denaj takohet me ukrainasit e larguar nga atdheu i tyre per shkka te agresionit rus

Denaj ka porganizuar nje takim miqesor solidaritetit me qytetaret e Ukraines ne nje nga lokalete buze detit ne Sarande.

“Ivanën, vogëlushen nga Ukraina e takova së bashku me disa nga bashkëatdhetarët e saj që kanë lënë vendlindjen dhe janë vendosur në Sarandë për t’i shpëtuar agresionit rus. -shprehet Denaj.

Denaj ka dhene gjithashtu udhezimet e saj per perkujdesje maksimale ndaj komunitetit te voget te ukrainasve qe i kane tmerreve te luftes se shkaktuar nga Rusia.

“Së bashku me institucionet e pushtetit lokal, Zyrën e Punës, qendrat spitalore jemi të angazhuar për t’ju ardhur në ndihmë, me qëllim përmbushjen e çdo nevoje që ata mund të kenë gjatë qëndrimit në vendin tonë.🤍Kemi hapur zemrën dhe shtëpitë me shpresën se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe se kjo luftë e pakërkuar do të mbarojë sa më shpejt.”-pohon Anila Denaj, nder deputetet me aktive te Qarktu te Vlores./SARANDANEWS.AL///

error: