SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Dhjetra të huaj të punësuar në qytet. 800 të tjerë priten nga Nepali, Inida dhe Afrika

Dhjetra të huaj janë punësuar aktualisht në sektorë të ndryshëm të aktivitetit ekonomik në Sarandë dhe Ksamil. Por 800 të tjerë pritet t’u shtohen atyre në prag të sezonit veror turistik.

Kjo u be e ditur nga Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa.

Sipas Çipës i cili iu referua kërkesave të bizneseve, punëtorët që priten, vijnë nga Nepali, India, Afrika, etj..

Punëtorët e huaj që priten në Sarandë dhe Ksamil, do të punojnë kryesisht ne sektorët e shërbimeve në hoteleri, restorante, etj,.

I pari biznes shërbimi në qytetin e Sarandës që punësoi punëtorë të huaj, është taverna e njohur “FILIPI” në lagjen nr.4 ./(Anastasia SIMATATI-sarandaNews.al)///

error: