SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Digjet godina historike e ish barlulishtes “Butrinti” në zemër të qytetit.

Nga Bamir MUZHAQI-SARANDANEWS.AL

Një zjarr i rënë sot paradite ( 5 prill) në godinën historike të ish barlulishtes “Butrinti” në zemër të qytetit, pronë e bashkisë,Sarandë, përfshiu nga flakët dhe dogji duke bërë shkrumb e hi pjesën më të madhe të strukturës së saj.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se zjarri ka rënë midis orës 09 dhe 10. të ditës së sotme dhe për një periudhë rreth gjashtëdhjet minuta ka rafshuar krejt katine dyte të ndlertesës me pateriale druri. Por nga zjarri nuk ka shpëtuar pa dëme as objekti i njhohuer si “Totoshi”, ngjitur kësaj godine ikonike.

uS
uS
uS

Sinjalet e para i ka marrë policia bashkiake e cila mori masa për perimentrin e sigurise dhe në bashkëpunim me zjarrfikësit ka bërë të gjitha përpjekjet në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve të zjarrit

uS

Efektivët zjarrfikës të Sarandës kanë mbërritur në një kohë relativisht të shkurtër por, megjithë përpjekjet e tyre nuk ka qenë e mundur të fiken flakët e zjarrit që shkrumbuan brenda një kohe të shkurtër krejtësisht strukturën e katit ë dytë.

uS
uS

Ndërkohë rreth orës 11.30 në terren ende vijojne përpjekjet për shuarjen e flakëve të zjarrit .

Për ngjarjen mësohet se ka nisur menjëhere nje hetim nga organet e specializuara. Për të ndjekur situatën në terren ka qenë i pranishëm mes trupave zjarrfikëse dhe atyre të policisë bashkiake, edhe kreu i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi.

E ndërtuar në vitet ’30 të shekullit të kaluar, godina e sapodjegur ka shërbyer midis dy Luftrave Botërore si seli diplomatikee disa shteteve. Gjatë sistemit komunist, objekti shërbeu si zyra për ish komitetin e qytetit, si zyra për gjendjen civile dhe më pas si hotel dhe pjesë e një barlulishteje të preferuar,të mirënjohur dhe ikonike për kohën. Ne oborrin e mjedisit të jashtëm ku shërbehej për mklientët luhej muzikë nga artistët muzikantë të qytetit. /(Në pëditësim)/Fotot dhe dvd, SARANDANEWS.AL///

error: