Një tavernë në lagjen nr.4 në Sarandë ka marrë flakë gjatë mesnatës, pas festimeve të 8 Marsit.
Sipas një informacioni paraprak të Policisë, sot, rreth orës 03:00, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në aspirator, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesërisht pjesa e jashtme e lokalit në pronësi të shtetasit M. B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit