E bukura imitohet.Kështu ndodhi pas modelit të Sarandës bashkia e së cilës pak ditë më parë me nismën e drejtpërdrejtë të kreut të saj të ri Oltion ÇAÇI, një nha plazhet ikonike të qytetit e pasuroi me çadra dhe shezlongë PA PAGESË.
Një mandat qeverisës lokal më parë, do thënë se ishte hedhur një hap pozitiv me plazhet publike në Sarandë, që për ata që kanë pak kujtesë ende të pashplarë nga tifot partiake, një fakt ishte arritur: që krejt platzhet nga Porti detar te Zadra deri te lokal Gjoni, u shpallën tërësisht PUBILKE.
Por sot publiku kërkon hapa te rinj dhe tani edhe një hap përpara. Me çadra dhe shezlongë falas nga bashkia për publikun. (Dhe nuk jemi ne prag fushate elektorale..!.)
Ndaj edhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro së fundi publikoi pamjet nga plazhi publik i Sarandes.
“Saranda ku është krijuar një model i plazhit publik, me çadra dhe shezllone të reja pa pagesë për pushuesit”, shkruan Ministrja Turizmit Mirela Kumbaro.
Dhe pas Sarandës nisi edhe bashkia e Pogradecit të bëjë “gjetje” të tilla. Dhe me gjasë edhe në Lezhë e gjetkë….E bukura imitohet. Koha dhe njerëzit kërkojnë sot edhe hapa tl tjerë PËRPARA./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.