Edhe turiste te huaj grinden ne Shqiperi. Madje edhe rrihen. Një çift i huaj, që kishte vendosur të kalonte pushimet në Shqipëri kanë përfunduar në dyert e drejtësisë shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur Ksamil te Sarandës, ku një lituanez dhe një gjermane kane nisur një konflikt, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e dhunës.Në dosjen hetimore thuhet se konflikti ka nisur në datën 14 shtator, ku shtetasja gjermane Helena Barleben i ka derdhur shishen me raki bashkëjetuesit të saj nga Lituania, ky i fundit më pas e ka dhunuar.
“Në vijim, shtetasi lituanez është larguar nga vendi ku kishin parkuar “rulotin” e tyre, duke u rikthyer rreth orës 20.00. Por, në rikthim, gjendja psikologjike e shtetasit lituanez ka qenë e rënduar, rrethanë kjo që ka ndikuar në “rindezjen” e konfliktit midis bashkëjetuesve, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetasja gjermane H. Barleben thekson “bashkëjetuesi … u kthye në darkë rreth orës 20:00, kur erdhi bashkëjetuesi im ishte në gjendje më të keqe psiqike dhe aty përsëri kemi filluar sherrin me njëri tjetrin … sherri vazhdonte me fjalë duke u sharë dhe ofenduar”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore. Ndërkohë Gjykata e Sarandës ka lenë të lirë kundrejt garancisë prej 3000 euro 51-vjecarin lituanez, i cili pas denoncimit u arrestua për “dhune ne familje”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit