SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë-Eksperti i qarkullimit rrugor Mamir Hodo: Akset rrugore Muzinë-Delvinë dhe Muzinë-Gjirokastër, të rrezikshme.Kërkohet monitorim 24 orë

Eksperti i qarkullimit rrugor Mamir Hodo, drejtor i Byrosë Inxhinierike Ekspertëve, në Tiranë i ftuar ne programin LIVE ne TCH , për te dhenë opinionin e tij mbi aksidentin tragjik automobilistik në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në vendin e quajtur “Kthesat Murrashit” drejtoi apelinper drejtuesit e automjeteve:

“Mos nxitoni, drejtoni mjetin me përgjegjësi, përshtatni shpejtësinë me kushtet gjeometrike të rrugës dhe gjendjen e tabanit rrugor!”

I pyetur per akse te tjera rrugore te rrezikshme ne vend, Hado, ish pegjegjes i policise rrugore ne rajonin Sarande-Delvine, vuri ne dukje se ” Akset rrugore Muzinë-Delvinë dhe Muzinë-Gjirokastër, jane te rrezikshme. Ndaj kërkohet monitorim 24 orë i pjesëve te rrugës të cilat kane zona në hije qe ngrijne per shkak te mungeses së diellit”.

Akset e mesiperme rrugore nacionale megjithe nderhyrjeve infrastrukturore, asanjehere nuk jane perfshire ne nje rehabilitim te zgjerimitt e ketyre akseve, posacerisht te kthesave, te frikshme, per te parandaluar aksidentet e rrezikshme prane perrenjve dhe humnerave te kesaj zone.

Sindromi shqiptar qe nderhyjme vetem kur kane ndodhur aksidente, do te vazhdoje te marre serish jete njerezish ne keto akse te rrezikshme.///

error: