Nga Anastasia SIMATATI & Olivia BILLO
Në fokus të projektit me titull:” “Nxënësit, pikturojnë mjedisin, risjellin artizanati,; riciklojnë dhe dashurojnë trashëgiminë”, realizuar nga Qendra Agjencia AJMMI në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP, së fundi, në pesë shkolla të Bashkisë Sarandë, u organizua cikli I ekspozitave “Monumente dhe Destinacione” .


Ekspozitat promovonin në sytë e nxënësve dhe mësuesve monunetet e kulturës dhe trashgimisë të kategorisë së parë nga rajoni i Sarandës.
Për kurorëzimin me sukses të këtij promovimi me nxënës-talente nga shkollat “9 Tetori”, “Adem Sheme”, “Shefqet Sulejmani”, Gjashtë, shkollat Ksamil dhe Çukë, një rol të rëndësishëm luajti bashkëpunimi me Genci Koçin, arkeolog i Sektorit të Trashëgimisë Kombëtare Sarandë dhe arkeologia Eva Mato, arkeologe, drejtore e Drejtorise së Turizmit në Bashkinë e Sarandës.



Sipas lehtësueses së AJMMI-t Elena Strefani, njohja me monumentet e kulturës në këtë rajon ndër më rajonet me dendësinë më të madhe te monumenteve në Shqipëri, nëpërmjete fjalës së specialistëve dhe fotografive artistike ua zgjeroi dritaret e horizonit talenteve nxënës në të pesë shkollat e Bashkisë Sarandë.


Për koordinatorin e AJMMI-t Mehmet Nelaj, përveç njohurive të marra në shkollë, vizitat studimore të grupeve të nxënësve talente nëpër monumentet e trashgimisë si qyteti antik i Butrintit, Bazilika dhe Sinagoga hebraike e Onhezmit , në Muzeun arkeologjik Onhezmi-Kanonia Antike etj., pjesë e kalendarit të aktiviteteve të projektit “Nxënësit, pikturojnë mjedisin, risjellin artizanati,; riciklojnë dhe dashurojnë trashëgiminë”, thelluan njohuritë mbi këto pasuri kulturore , duke dëshmuar edhe dashurinë e tyre ndaj këtyre pasurive arkeologjike e nonumentale të këtij rajoni.”

Cikli i ekspozitave e ekspozitave fotografike “Monumente dhe Destinacione” pasoi eksypozitat nëpër shkolla me punime në pikturën e mjedisit, riciklimet dhe artizanatin familjar me duart e nxëësve dhe paraprin botimin së shpejti të revistës “URAT e TALENTEVE”si pasqyrë e zhvillimeve të projektit të mësipërm të AJMMI-t. në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian,
#ReLOaD#ReLOaDAlbania; #DemokraciVendore; #BallkaniPerëndimor; #EuropeanUnionInAlbania; #UNDPAlbania; #UNDPEUpartnership#BashkiaSarande,
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans European Union in Albania #ReLOaD_WBYP#UNDP #UNDPAlbania#EuropeanUnion#UNDP #UNDPEUpartnership,#WesternBalkans,#Shkolla 9-Tetori,#shkolla 9 vjeçareÇukë,#shkolla Ksamil,#shkollagjashtë,#LocalDemocracy#Shkolla 9 Tetori, #shkolla Çukë, shkolla Gjashtë, shkolla Ksamil, shkolla “Adem Sheme”///
///





ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.