- SHËNIM –
Nga Shkëlqim HAJNO/
Të shtunën, më 18 shkurt, krerët e Bashkive të Sarandës dhe Finiqit, Adrian Gurma dhe Kristo Kiço do të firmosin në Finiq, Memorandumin e Bashkëpunimit për turizmin e integruar.
Eventi, vlerësohet i rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimeve midis bashkive fqinje në fushë e turizmit në hapësirën Sarandë-Finiq, një territor i pasur me resurse të pamata të turizmit të trashëgimisë kulturore, historike, të natyrës, agroturizmit, aventurës, etj,.
Deri më sot, ‘turizmi i rajonal i integruar’ është përmendur rëndom nëpër strategji të shkruara për zhvillimet turistike në jug të vendit, vetëm si një slogan dekorativ, në gojën e vendimarrësve lokalë, por nënshkrimi i këtij dokumenti (dhe konkretizimi i tij), pritet të sjellë një bashkëpunim serioz jo vetëm mes ekzekutivit të dy bashkive, po edhe mes operatorëve turistikë për të përfituar sa më shumë nga ajo që është përcaktuar tashmë si ‘industria e turizmit’.
Nënshkrimi i Memorandumi të Bashkëpunimit, çel kësisoj prespektiva të koordinimit mes aktorëve të shumtë lokalë për detinacionet turistike, paketat e përbashkëta turistike, etj,.
Memorandumi paraprin edhe disa zhvillime të ardhshme sic janë flukset më të mëdha të turistëve vendas e të huaj që do të mbërrijnë në këtë territor me lehtësirat e kalimit, me gjasë nga muaji maj, nga Tuneli i Skërficës, drejt rajonit jug-perëndimor të Shqipërisë dhe më pas, ndërtimi i aeroportit ,etj,.
Vetëm pak ditë më parë, numri NJË i Dikasterit të Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, e përcaktoi 1 MAJIN, si fillimin zyrtar të sezonit turistik 2022 në Shqipëri dhe vuri thekset me një ton të lartë para biznesit turistik të rajonit në Sarandë, te obligimet për ta vlerësuar si kurrë më parë, aksionin kombëtar të pastrimit si një çeshtje me rëndësi kombëtare që duhet dëgjuar nga veshët e të gjithëve, pa përjashtuar penalitetet që parasheh ligji.
Pikërisht, nënshkrimi i Memorandumit Sarandë-Finiq si dhe riaktivizimi së fundi edhe i bashkëpunimeve rajonale mes Korfuzit fqinj dhe rajonit të Sarandës, konfirmuar keto ditë nga takimi mes kryebashkiakut të Sarandës dhe homologes helene të Korfuzit; pritet të kenë impakte të drejtëpërdrejta edhe në flukset turistike të ardhshme dhe një menaxhim më të mirë të turizmit në klimën e dimensionit të ri të zhvillimeve të turizmit të integruar./SARANDANEWS.AL//
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.