Punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Komisariatit të Policisë Sarandë, falë bashkëpunimit me një qytetar, arritën të gjejnë dhe t’i rikthejnë një turisti italian, çantën e tij me një shumë të konsiderueshme parash, dokumente të rëndësishme dhe sende personale, të cilën e kishte humbur gjatë vizitës në Sarandë.
Turisti italian falënderoi efektivët e Policisë, për ndihmën dhe përkushtimin e treguar, si dhe qytetarin që kishte njoftuar në kohë Policinë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin që kanë me Policinë, për të mirëpritur dhe ndihmuar turistët në vendin tonë.//sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll