SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Galeria rikthen eventet kulturore : 100 vepra dedikuar gruas, nga 100 autorë shqiptar, në 100-vjetorin e Bashkisë.

SARANDE/ Sot pasdite (e hene), Galeria e arteve figurative “ART Sarandas” rikthen eventet kulturore te munguara pas nje kohe te gjate pandemike… : Fokusi eshte : 100 vepra te artit rigurativ dedikuar gruas, nga 100 autorë shqiptar, në 100-vjetorin e Bashkisë.

Burime zyrtare bashkiake njoftuan me pare :

“Kemi një event të veçantë në Sarandë, ora 17.00. Kolonia e 100 piktorëve nga hapësira shqipfolëse çel më 8 mars ekspozitë të përbashkët me dedikim për Gruan. 100 autorë, 100 punë, në 100 vjetorin e Bashkisë sonë. “

Pervec nje grupi te vogel artistesh -autore per shkak te privimeve nga pandemia, pritet qe Ekspozita e veçante te promovohet sot ne oren 17.00 me prani te autoritete vendore, njerezve te artit, artdashesve, njerezve te medias, etj, .

Ekspozita po zgjon edhe vemendjen e grave te qytetit te cilat pas drekave festive pritet te jene vizitoret me te “privilegjuara ” te kesaj Ekspozite te veçannte . Guida e Ekspozites dot e jete si gjithmone drejtori i Galerise, ,piktori i mirenjohur sarandiot Lefter Ceko./

//SARANDANES.AL-SR-R///

error: