SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Gazetari veteran Panajot Zoto u vlerësua me “Mirënjohje ” nga Bashkia dhe Unioni i Gazetarëve

SARANDE-Gazetari veteran Panajot Zoto ne 80 vjetorin e lindjes u vlerësua sot me Certifikaten e “Mirënjohje ” nga Bashkia dhe Unioni i Gazetarëve.

Ne ceremonine e organizuar ne Galerine e Arteve Figurative “ART SARANDA”,përvec kolegeve gazetare, te prnaishem kane qene edhe kryebashkiaku Adrian Gurma, kreu i Shoqates Unioni i Gazetareve Shqiptare, Aleksander Cipa, famailjare te Panajot Zotos, miq , intelektuale te qytetit, etj,..

Pas çeljes se aktivitetit nga gazetari Thoma Nika, pershendeti Kryetari i Bashkise Adrian Gurma i cili shprehu vleresime per kontributin e shquar te gazetarit Panajot Zoto duke i akorduar atij edhe Certifikaten “MIRENJOHJE”.

Ne emer te Shoqates Unioni i Gazetareve Shqiptare, Aleksander Cipa iu referua figures se gazetarit te shquar, kontributit dhe veprave te tij ne publiçistike, duke theksuar se ‘Panajot Zoto e ka paguar çmimin e te vertetes edhe me privim e lirise.”

Pjese e eventitm per figuren e Zotos ne 80 vjetorin e lindjes ishte edhe promovimi i nje dokumentari mbi jeten e tij.

Me kete rast, gazetari , Panajot Zoto u dhuroi miqve dhe kolegeve kopje te librit te tij te fundit me publicistike: “Të jetosh me lajmin , të rrezikosh për të vërtetën.”./SARANDANEWS.AL///

error: