Pronari i nje lokali ne lagjen nr.1 ne Sarande eshte gjobitur nga Policia me 1 .000.0000 leke. Shkaku, lidhet me faktin se lokali po punonte pertej fashes orare .Kjo u be e ditur per SARANDANEWS.AL nga burime zyrtare te Policise.
Policia sqaroi se “Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit. Procedohen penalisht dhe 2 shtetas, klient të lokalit, kundërshtuan punonjësit e Policisë. Gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit I.S. Gjatë kohës që punonjësit e Policisë po plotësonin masën administrative për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me Aktin Normativ, ata janë kundërshtuar nga shtetasit S. A., dhe A. C., të cilët ndodheshin në lokal. Shtetasit S. A., 49 vjeç, dhe A. C., 41 vjeç, banues në Sarandë janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar në gjëndje të lirë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin I.S. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll