SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Gropat e shesheve te ndertimit, prej vitesh ne “bomba ekologjike” ndotjesh.

Jo pak nga gropat e shesheve te ndertimit ne Sarande prej vitesh jane shderruar ne bomba ekologjike te ndotjeve. Keto i ndesh jo vetem ne lagje te qytetit , ne brendesi te  blloqeve te banimit apo ndane akseve rrugore, po edhe ne periferi gjithashtu me shumice.

Po te shikosh me vemendje rrugen hyrese per ne qytetin turistik prane fshatit Gjashte; ne krahun e majte do te ndeshesh me gropa te shesheve te ndertimit te kthyera ne  “depo” natyrore mbeturinash , plastike dhe gjithfare ndotjesh.

Fakti, qe situata eshte e tille prej vitesh, tregon se mungesa e masave , ka bere qe edhe sot e gjithe diten, keto gropa per sheshe ndertimi, te jene hot spote/ose vende me perqendrim ndotjesh  dhe infeksionesh.

Situata mjedisore  e trasheguara nga nje vit ne tjetrit, i ka kthyer keto vatra te ndotura dhe nje antireklame e qytetit turistik . Pronaret e shesheve-gropa me ndotje, nuk ndjejne asnje gjemb ne kembe, megjithese jane te identifikueshem nga bashkia sipas pronesise se shesheve te ndertimit.///

error: