SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Gurma tregon pamjet e rrugës së re Lëkurës – Çukë

Kryebashkiaku Adrian Gurma në postim në fb tregoi së fndi ecurinë e punimeve në rrugën e re që lidh zonën urbane mbi nëstacionine vjeter elektrik me ish Ushqimore, pranë Kanalit te Çukës.

Rruga e re Lëkurës – Çukë, vlerësohet si një alternativë e aksit të mbingarkuar Turizëm – Kanal i Çukës gjatë sezonit turistik veror. Rruga e re, është një nismë e kreut te bashkisë Gurma, e cila u mbeshtete me financim nga FSHZH .Ao do të jetë edhe nje bosht rrugor panoramik, pasi kalimit në të gjithkush ka mundësine te shikojë shpalosjen e bukurive dhe pejzazhit te detit, Kanalin e Korfuzit dhe hapësiren detare joniane.

“Me pamjet nga kantieri i punimeve në rrugën nr 1, Lëkurs – Kanali i Çukës, ju urojmë një ditë të mbarë”, -ka qenë diçitura e Gurmës në postimin e videos së realizuar mE dron në këtë rrugë të re që i shtohet infrastrukturës ekzistuese në Sarandë, pikërisht në vitin 2022.

Pas Shëtitores së madhe buzë detit e cila pritet të merret së shpejti në dorëzim; rruga Lëkurës–Kanal i Çukes është investimi i dytë më i madh në qytetin bregdetar të Sarandës /SARANDANEWS.AL///

error: