SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë- Harta e re e gjyqësorit. Dhoma e Avokatëve, mbledh grupet e interesit për pasojat që sjell mbyllja e gjykatës

Dhoma e Avokatëve në Sarandë  mbledhi  grupet e interesit për të diskutuaer shqetësimin që sjell Harta e re e gjyqësorit dhe mbyllja e aktivitetit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor në Sarandë.

Në këtë tryezë të thirrur nga Dhoma e Avokatëve merrnin pjesë avokatë, përfaqësues të bashkive Sarandë, Delvinë dhe Finiq, këshilltarë bashkiakë dhe përfaqësues të OSHC (Shoqërisë civile nga rajoni i Sarandës.

Merdan Nora, kryetar i Dhomës së Avokatëve, ishte relatori kryesor i problematikave që sjell harta e re e gjyqësorit. Sipas Norës , ata që dëmtohen me këtë ndryshim të pakonsultuar më parë me grupet e interest, nuk janë avokatët por mbi të gjitha, jane qytetarët e interesuar dhe gjithë komuniteti.

Largimi i shërbimeve të këtyre institucioneve në një qytet tjetër të propozuar,( nga Saranda në Lushnjë), kostot e larta që do të rëndojnë mbi qytetarin e thjeshtë dhe vetë mbi institucionet e tjera nga katër bashkitë e rajonit JPerëndimor të vendit; ishin disa nga problematikat që u trajtuan si nga Nora edhe nga diskutantë të tjerë si kryebashskiaku i Finqit, Kristo Kico, av.dhe këshilltari bashkiak Gjergji Imeri, av.Rigels Dervishi, kryetari i shoqatës së Biznesit Turistik të Sarandës, Ben Cipa, nga OJF Jona dhe Agjencia AJMMI, etj,.

Sipas Merdan Nores, “Ideja e këtij projekti të ri të gjyqësorit, nuk sjell asgjë të re në përmirësimin e shërbimeve të gjyqësorit-Perkundrazi. Shteti nuk është në krah të qytetarëv ne këtë rast.

Ben Cipa duke folur për ndryshimin q ë pritet të ndodh me harten e re të gjyqësorit, përmendi se “Qytetet turistike si Saranda, kanë tipologji të ndryshme dhe popullsi turistike të regjistruar me dhjetra familje me qytetare te huaj si banore rezidente të Sarandes,. Ata do t’i kene sherbimet gjyqësore me larg sesa sot qe i konsiderojnë si nj ë lehtësi .Në këto kushte, ata do te detyrohen te largohen ose të mos te vijne te huaj te tjere në Sarandë “.

Sipas kryetarit te Bashkise Finiq, Kristo Kico, tendenca e nje shoqerie eshte t’i afroje sherbimet te qytetari jo t’i largoje ato dhe te sjelle kosto te paperballueshme.”

Pritet që një peticion me kërkesat për ndryshimet e mundshme në Hartën e re të gjyqësorit të hartohet këto ditë jo vetëm nga Djoma e Avokatëve të Sarandës por duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interësit në rajonin e Sarandës/SARANDANEWS.AL///

error: