Nga Shkëlqim HAJNO
Është përcjellë në amshim në Sarandë, gurgdhendësi gjirokastrit, 92 vjeçari Selam Bizhga, ‘i fundmi I Mohhikamlve ‘ të breznisë së gurgdhendësve të moçëm të qytetit të gurtë.
Selam Bizhga, e ndau jetën midis Gjirokastrës dhe Sarandës, duke punuar pothuaj deri nje vit para ndarjes nga jeta me gurin.

I larguar 24 vjeç nga fshati i origjinës (Kaparjeli), ai punoi për 40 vjet në ish ndërmarrjen komunale të qytetit.
Gjatë një intervistë live, dhënë dy vite më parë për SARANDANEWS.AL, Selam Bizjhga, ‘i fundmi i ‘mohikamëve’ të moçëm të gurit, kujtoi mjeshtrat gjirokastrit të gurit: vëllezërit Koçi e Simon Llukani dhe Barjam Zhuli , që i ushqyen zanatin e gurit, që “është një art i bukur por shumë i vështirë”, kujtonte ai, për njerëzit që e bënin gurin e kalldrëmeve dhe mureve, të këndonte dhe e kthenin në art.
Gjurmët e gishtave të tij dhe mjeshtrave të tjerë ustallarë, do të mbeteshin nga Fusha e Vjetër e futbollit te Fabrika e Lëkurëve, te pallati i Sportit, nga Qafa e Kalasë deri në Manalat.

Gurgdhendësi i moçëm gjirokastrit ishte edhe bard i vargjeve të mallit për Qytetin e Gurtë kur i fliste me gjuhën e shpirtit në vitet e mbrame nga Saranda:
” Gjirokastër, Gjirokastër, përmbi shkëmb por shum’ e pastër/ Ti moj, që më hape sytë/ Dhe unë të fala të ritë/ Dyzet vjet me djersë të lava / as u lodha as u qava/ Në kalldrëme e çatira un’ bëra punë të mira / …Kisha ca shokë të rrallë i kujtoj’ e shuaj mallë/ Duart un’ aty i lashë. Mirupafshim ty të thashë “.

Kur e pyesje ‘Si të ‘shkulën ‘nga Gjirokastra?’, i ‘fundmit i Mihikamëve’ të moçëm të gurit, tregoi ‘pikën’ e dobët. (“Më iku djali dhe unë për dy djemtë e tij, sot një inxhinier elektrik në Tiranë e tjetri në Angli); nuk duroja dot” ).
Me në ikjen në amshim këto ditë, duket sikur shpirti i tij u ngrit në qiej tek mjeshtrat e tjerë gjirokastrit të gurit që kanë lënë të pavdekshme gjurmër e gishtave në kalldrëme e muret e Gjirokastrës që zgjohen e sikur flasin sa herë ndejnë hapat e njerëzve dhe breznive të jetës që ecin mbi gurë. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.