SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Humbet jetën në një aksident tragjik biznesmeni Irodhi Dalani.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ndaj të ngidhë në aksion rrugor Sarandë-Karahaxh-Delvinë.

Gjatë këtij asksidenti ka humbur është plagisur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë Irodhi Dalani, biznesmen i njohur i përpunimit të qumështit në rajonin e Sarandës dhe ish kryetar komune në Livadhja.

Policia lidhur me këtë ngjarje të rëndë sqaroi pak minuta më parë:.

“Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim. Disa orë pas aksidentit, shtetasi I. D. ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B. Grupi hetimor vijon punën per sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

Irodhi Nasho Dalani, në krye komunës Livadhja, gjatë vitit 2014 kurorëzoi përpjekjet si përfaqësues i PBDNJ, për funksionimin për herë të parë të një Poste Policie në Livadhja, në dhjetor 2014, institucion i Policisë së Shtetit që ende funksionon sot gjithë ditën në Livadhja të Bashkisë Finiq. Aso kohe ish Komuna organizoi edhe një ceremoni zyrtare mirënjohje për nderimin e drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Në atë ceremoni ishte i pranishëm dhe përshëndeti edhe ish Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Nikos Kotrokois dhe ish deputeti Andrea Marto.

Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme ” Kryetari i Komunës Livadhja (Irodhi Dalani-sarandanews.al), u shpreh se kërkesën për hapjen e postës e kishin bërë 7 vjet më parë, por ajo nuk ishte marrë parasysh nga qeverisja e kaluar. “Me praninë e forcave policore për hapjen e Postës nuk ka patur asnjë vjedhje në zonë, një shqetësim i ngritur prej vitesh nga banorët”, tha i zgjedhuri lokal.

Stafi i SARANDANEWS.AL i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dalani për këtë humbje të rëndë të njeriut të dashur,/sarandaNews.al///

error: