SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale me armë zjarri mes fqinjësh në Sarandë.

Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, pas denoncimit të një qytetareje se fqinji i saj kishte hyrë i armatosur në banesë në lagjen nr. 4 dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë shkuan menjëherë në vendngjarje për neutralizimin e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë u bë arrestimi i 62 vjeçarit.///

error: