Në nje takim me mësuesit kandidatja demokrate Ina Zhupa foli mbi problemet e arsimit dhe planin konkret të qeverisë së ardhshme Basha.
Pas ketij takimi Ina Zhupa vuri ne dukje:”Ndava me ta angazhimin për depolitizim të plotë të arsimit publik. Jo më portale për propagandë por standarde dhe transparencë në rekrutimin e mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore në të gjitha nivelet.”

Edhe problemi ndjeshem i rrogave ka qene nje tjeter ceshtje e trajtuara nga Zhupa. “Është qesharake rritja që ju kanë bërë në 8 vjet. –u eshte drejtuara ajo nje grupi mesueshish.-Mjafton ta krahasoni rritjen 2005-2013 ku ishin rrogat në 2005 dhe ku vajtën në 2013 dhe rritjen 2013-2021 do të shikoni kush janë dy filozofitë për pagat e mësuesit .”
Ina Zhupa, numri 2 I listes se demokrateve ne Qarkun e Vlores ka permendur nje angazhim konkret dhe te guximshem para mesuesve: “ Ne angazhohemi që brenda mandatit të parë, brenda 4 viteve të para të qeverisjes Basha do të ketë një rritje me jo më pak se 60% që do të thotë nuk do të ketë mesues në fund të mandatit që nuk do të ketë rrogen të pakten 700 euro”///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese