“Ta bëjmë Sarandën qytet me turizëm gjithëvjetor!”.
Ky ka qenë objektivi I deklaruar sot nga kandidatja me nr 4 për Partinë Socialiste, për Qarkun e Vlorës, Anila Denaj, gjatë një takimi me operatorët turistike ku diskutuan mbi problematikat dhe avantazhet që ka qyteti i Sarandës.
“Zgjodhëm anijen dhe detin, të zhvillonim një takim me përfaqësues të operatorëve turistikë, agjencive detare e hoteliere në Sarandë, për të folur për turizmin aty ku ai merr vlerë. –tha Denaj.
Ne takimin me operatoret turistike Denaj eshte shoqeruar nga kryetari i bashkise Adrian Gurma dhe kryetari i shoqates se Biznesit Turistik njeheresh edhe keshilltar bashkiak, Ben Cipa.

“Me Ben Çipën, kryetarin e shoqatës dhe kryetarin e Bashkisë ndamë problematikat dhe aspektet e zhvillimit të sektorit, në prag të fillimit të sezonit dhe vizionin për ta bërë Sarandën një qytet me turizëm gjithëvjetor, ” -shkruan Denaj në rrjetet e saj sociale. ” Për kandidaten socialiste dhe kreun e Ministrisese Financave dhe Ekonomise, ka rëndësi primare koordinimi I punës mes pushtetit vendor, qeverisë dhe vet operatorëve turistike.
“Do të jemi të koordinuar mes pushtetit lokal, Qeverisë dhe sipërmarrjeve turistike që të zgjidhim problematikat, para hapjes së sezonit turistik,-ka thën sot tha Denaj, e cila si kandidate për deputete e kësaj zone, premtoi, se mbetet e angazhuar, dhe do të jetë në mbështetje të sipërmarrjes, me qëllim lehtësimin dhe promovimin e tyre edhe në mandatin e 3 të Partisë Socialiste”.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI