Investimet e FSHZH në Sarandë vijojnë. Megjithë hapjen në pafundësi frontesh, sot nisën të hidhen shtresat asfaltike në disa akse.



Nga vëzhgimet në terren të sarandanews.al, punimet janë përqëndruar në akset rrugore para shkollës “9 Tetori”, pranë stadiumit të lojërave me dorë “A. Dajko”, në aksin rrugor të unazës së Portit (ose rruga “Mitat Hoxha”, etj,.


Me përfundimin e punimeve në akset e mësipërme shpresohet të marrë fund sa më shpejt edhe mungesa e përkohshme e normalitetit në bizneset ndanë këtyre akseve, zhurmave të makinerive të rënda të punës në sezonin turistik dhe rikthimin e normalitetit./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.