SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Investimet shtrihen në zemër të qytetit, në sheshin “Nënë Tereza”

Ndërsa investimet e FSHZH për përmirësimin e infrasturkturës rrugore në Sarandë, në fazën e parë të tyre, kanë përfunduara në Lagjen nr.4 (Kodër) për të vijuar me fazën e dytë përmbyllëse; punimet e kompanisë përkatëse pas përfundimit të shtrimit me beton në rrugën “A.Dino” dhe pjesërisht me mozaik guri dekorativ së fundi kanë hyrë në zemër të qytetit, në sheshin “Nënë Tereza”.

Ende nuk dihet cila do të jetë pamja e pritshme e qendrës së qytetit dhe rrugës kryesore e cila do të jetë një pedonale e rikonceptuar Bashkia është përfundimi i investimeve infrasturkturore në prag të nisjes së sezonit veror turistik.

Nuk dihet përse FSHZH nuk ka lejuar afishimin e pamjeve të rrugës së përfunduar sipas projektit përkatës.

Përveçse në dosje dhe kokën e inxhinierve dhe specialistëve të FSHZH dhe firmës zbatuese, imazhet e rrugëve ku sot punohet, nuk shihen gjëkundi në hapësirën publike./sarandaNews.al///

error: