Fundjava solli në qytetin bregdetar të Sarandës rreth 150 turistë të huaj me anijen “Ionan Seaways”.
Sipas portit të Sarandës, turistët nga Amerika, Anglia, Franca vizituan sitet turistike të Sarandës dhe Gjirokastrës.Në portin e Sarandës gjatë muajit prill mbërriti kroçera “Silver Moon”, 213 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, me 387 turistë në bord dhe flamur të Bahamasit, jahti kroçerë “Emerald Azzura” me 76 turistë në bord, si dhe anija “Ionan Seaways” me 150 turistë nga Amerika, Franca dhe Anglia.

Sipas të dhënave nga drejtoria e zhvillimit dhe turizmit në bashkinë e Sarandës, numri i turistëve që frekuentuan Sarandën gjatë 2021-shit arriti në mbi 750.000 vizitorë.Vitet e fundit Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, shkak për këtë janë bërë edhe investimet e rëndësishme si shkallaret, bulevardi, ndriçimi, sinjalistika, që i kanë dhënë tjetër pamje qytetit bregdetar.///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët