– Rusia anuloi një shfaqje ajrore në paradën ushtarake të Moskës në përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
“Shfaqja ajrore e paradës nuk do të zhvillohet për shkak të motit”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.
Në parade ishin parashikuar të merrnin pjesë 77 avionë dhe helikopterë.
”Shokë oficerë, nënoficerë, gjeneralë dhe admiralë, ju uroj 77-vjetorin e fitores së madhe. Ju po luftoni për popullin tonë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë”, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin duke hapur fjalimin e tij në paradën e sotme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI