SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Kapet dhe vihet në pranga brenda 24 orëve autori i dyshuar që plagosi me thikë bashkëshorten.

Policia e ka kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar që plagosi me thikë bashkëshorten. Kjop ndodhi brenda 24 orëve nga ngjarja e rëndë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orës 17:40, në lagjen nr. 4, Sarandë, ku dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë, plagosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, ju informojmë se:

Falë punës së pandërprerë dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. B., brenda 24 orëve nga momenti i ngjarjes, në vendin e quajtur “Kthesa e Kakomes”, në kushtet kur ishte bërë i pamundur largimi i tij, si rezultat i kontrolleve të shumta policore në terren.

Shtetasja e dëmtuar, M. B., ndodhet e shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.//sarandaNews.al///

error: