Këshilli Bashkiak i Sarandës i drejtuar nga juristi Asaf Stroka, miratoi unanimisht një ditë më parë dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Nivicë për ndërtimin e një parku me panele fotovoltaike.
Ajo që ka ndoddhur jo rrallë në këtë Këshill, ishte fakti se këshilltarët si të majtë edhe të djathtë, votuan në favor të projektvendimit, pavarësisht kundërshtimeve të banorëve të Nivicës, të cilët pretendojnë pronësinë e tokës dhe e kanë çuar çështjen në gjykatë.
Projektvendimi për 60 hektarët në territorin e Nivicë Bubarit u parapri nga dy protesta të banorëve të këtij fshati në dy mbledhjet e fundit të Këshillit Bashkiak.
Në protestën e parë, një grup banorësh niviciotë hynë në mbledhje e këtij Këshilli për t’u dëgjuar siç vunë në dukje ata, për të drejtën e tyre legjitime. Në mbledhjen e djeshme, grupi i banorve u ndaluan nga Policia në shkallaret pranë sallës së mbledhjeve të Keshilit bashkiak, kur Shefi i Policisë së Rendit, Gjylani Shehu u kërkoi protestuesve që vetëm një përfaqësues i tyre mund te hynte në mbledhjen e vendimarrëse sarandiotë../SARANADANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit