Pas nje periudhe te gjate pandemike dhe mbledhjeve ne distance te diktuara nga situata pandemike, Keshilli i Bashkise do te mblidhet ne takimin e radhes me 31 Maj.
Sipas njoftimit zyrtar mbledhja e radhes do te organizohet ditën e hënë më datë 31.05.2021 ora 14:00, në sallën e mbledhjeve të Bashkisë kati i parë i godines se bashkise. Duket se kjo mbledhje do te jete e ngarkuar me tematikaat e akumuluara dhe ato te diktuara nga aktualiteti.
Mesohet se perveç disa P/Vendimeve mbi dhënien e ndihmës ekonomike, me rendesi ne mbledhjen e 31 majit eshte Raporti mbi përgatitjet për sezonin turistik në Bashkinë Sarandë; p/vendimi “ Për miratimin e planit lokal të menaxhimit të integruar të mbetjeve”; P/Vendimi “Për miratimin e listës se personave që përfitojnë nga programi i banesave me kosto të ulët të ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave”; miratimin e Buxhetit faktik të Bashkisë për vitin 2020 ; treguesit financiar të 4 mujorit të parë si dhe nje raport mbi situatën mjedisore , administrimin e pyjeve dhe kullotave dhe mbrojtja nga zjarri ./SARANDANEWS.AL///
”.
Raport mbi
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI