Këshilli bashkiak krahas çështjeve të tjera, mori sot në analizë edhe punën e Policisë Bashkiake.

Të zgjedhurit e vlerësuan këtë strukturë bashiake me uniforme për përkushtimin e treguar. Disa nga çështjet e ngritura nga këshilltarët ishin : Nevoja e mëtejshme e kualifikimeve të policëve të rinj që rekrutohen për të përballuar standartet e shërbimit në një qytet turistik si Saranda; largimi I shitësve të fryta perimeve nga trotuari, makinat që parkohen dhe “harrohen” në rrugët pubike të qytetit,, etj,.
Në përgjigjet dhe sqarimet e dhëna në emër të kësaj Policie, Gëzim Allkushi vuri në dukje se të gjitha probematikat janë në fokusin e punës dhe angazhimin e çdo dite
19 automjete janë hequr (larguar me karrotrec) nga mjediset e rrugëve publike të cilat ishin parkuar prej muajsh dhe rreth 85 përqund e gjobave të vendosur janë likuduar, etj,.
Pak kohë më parë, Këshilli Bashkiak kërkoi që të rritej paga e policëve bashkiakë , ndërsa thanë se pagesa për orët jashtë orarit të punës nga policët bashkiakë, duhet parë me përparësi/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit