SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë-Korfuz. Menaxhim i flukseve turisike dhe bashkëpunim i ngushtë pritet të rigjallërohen ndryshe nga më parë

Nga Agon SAJMOLI

Menaxhim i flukseve turisike dhe bashkëpunimi më i ngushtë në fushën e turizmit dhe projekteve të dedikuara në frymën e filozofisë të BE për këtë fushë, kanë qenë fokuset e një takimi zyrtar të zhvilluar së fundi në Bashkinë e Sarandës ku kryebashkiaku Oltion Çaçi së bashku me kreun e Shoqatës së Operatorëve turistikë Arben Çipa, kanë pritur një delegacion nga fqinjët ishullorë helenë të Korfuzit.

Pala greke kryesohej në këtë takim pune nga Kryetari i Operatorëve Turistik të Korfuzit, Spiros Haliqiopulo.

“Së bashku me mikun dhe kryetarin e Shoqatës të Operatorëve Turistik të Sarandës, z. Arben Çipa zhvilluam takim me Kryetarin e Operatorëve Turistik të Korfuzit Z. Spiros Haliqiopulos, me kryetarin e shoqatës së guidave profesionale për jugun e Greqisë Z. Andreas Grameniatis, specialistin e mediave sociale Z.Spiros Gramenos.

Rikonfirmuam dëshirën reciproke për bashkëpunim në fushën e turizmit, folëm për problematikat që hasin bashkitë tona përgjatë flukseve turistike dhe opsione për zgjidhjet e tyre si dhe intensifikimin e bashkëpunimit për projektet ndërkufitare.”- shkruan në faqen zyrtare të Bashkisë kryebashkiaku Çaçi.

Për dijeni, sipas burimeve të arkivit të sarandanews.al, Korfuzi, më saktë bashkia e ishullit emblematik të turizmit helen, ishte e para bashki në Greqi që u binjakëzua me bashkinë e Sarandës, në fillim të viteve ’90 .

Atëbote, bashkia e Sarandës drejtohej nga Llambi Gjati. Ndërkohë ekziston edhe një Protokoll bashkepunimi reciprok me një varg fushash respektive me Prefekturën e Korfuzit.

Disa nga fushat e parashikuara në këto dokumenta përfshijnë projekte të përbashkëta bashkiake, nxitjen e zhvillimeve turistike në të dyja anët e Kanalit të Korfuzit, institucionalizim e binjakëzime midis shkollave të disa niveleve, shkëmbime eksperiencash nga zyrtarët bashkiakë sipas profileve, nga vendimarrësit lokalë (këshullarët e zgjedhur nga populli) etj,.

Por siç dihet, më tepër nga pala shqiptare (bashkia) nuk pati as vizion në mandatet që pasuan bashkinë parë, dhe me tepër, as vullnet që në gjuhën e thjeshtë thuhet se “nuk u vu ujët në zjarr”

Tani duket se përtej anemisë së vullnetit fosil dhe paaftësisë së trashëguar në marrëdhëniet dy palëshe Sarandë-Koruz; duket se një klimë e dhe erë e re ‘po fryn’ me përpjekjet për menaxhimin e flukseve turistike dhe bashkëpunim më të ngushtë që pritet të rigjallërohen ndryshe nga më parë./sarandaNews.al///

error: