SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Kremtohet 113-vjetori i Policisë së shtetit

Sot paradite në mjedise të komisariatit të Policisë u organizuan veprimtari në kuadër të 113-vjetorit të Policisë së Shtetit.

Përveç trupës së shërbimeve të Policisë së Shtetit, ishin të pranaishëm nënprefekti Kristo Kiço, krytarët e bashkive Saradë, Konispol dhe Finiq, veteranë të Policisë, përfaqësues të mediave, nxënës të shkollave të qytetit, etj,.

Në ceremoninë zyrtare përkujtimore, për ngjarjen e shënuar foli , shefi i Komisariatit të Policisë në Sarandë, Komisar Gezim Bashllari.

Me këtë rast, përshëndeti nënprefekti Kristo Kiço si dhe në emër të kryetarëve të bashkive, të pranishmit u përshëndetën me një fjalë rasti nga kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi

Ceremonia që nisi me ngritjen e flamurit, përfundoi me nje koktejl festiv ./ SARANDANEWS.AL///.

error: