SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë.Krijuesit Joniane përkujtuan poetet Alush Avduli dhe Bardhyl Maliqi

Krijuesit e Klubit Joniane të Sarandës përkujtuan së fundi poetet Alush Avduli dhe Bardhyl Maliqi, të ndarë pak kohë më parë nga jeta me veprimtrinë e titulluar “Ata janë gjithmonë me ne”.

Në aktivitetin e zhvilluar në sallën e Hotel ” TatzaniI” morën pjesë krijues të fushave të ndryshme të këtij Klubi si dhe kolegë të ftuar nga disa rajone të tjera të vendit. Hekuran Halili, kryetari i krijeuesve jonianë, shkrimatri Çajtim Caushi dhe Behar Maze, folën mbi vlerat e krjimtarisë poetike të Avdulit dhe Maliqit.

Në këtë aktivitet përveç përfaqësuesve te të dy familjeve, të Alush Avdulit dhe Bardhyl Maliqit, ka përshëndetur edhe kryetar i bashkisë Konispol, Ergest Dule si dhe disa krijues.

Aktivitetit i Klubit të Krijuesve Jonianë, erdhi si një bashkëpunim me Bashkië Sarandë dhe Bashkinë Konispol. Lidhur me këtë aktivitet, kryebashkiku i Sarandës Oltion Çaçi, u shpreh ” Emocione të shumta dhe vlerësim për dy figura që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për letërsinë dhe komunitetin! “./sarandaNews.al///

.

error: