Me ne fund edhe ne Sarandë po goditen krimet mjedisore.
Ndërsa më parë askujt nuk i “hynte gjemb në këmbë” nëse ndoste lumenjte ose hidhte mbeturina anës rrugëve, siç po ndodh ende ne aksin Metoq-Cukë, duket se policia po vepron tani me dorën e fortë te ligjit ndaj krimeve mjedisore.
Mesohet se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E.F.,60 vjec, banues në lagjen Nr.1, Sarandë. Ky shtetas është konstatuar nga punonjësit e policisë në vendin e quajtur “Kanali i Çukës” duke hedhur nga ndërtesa shtatëkatëshe mbetje llaçi ne grykëderdhjen e lumit “Bistricë”/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.