Kryebashkiaku Adrian Gurma ka pritur Konsullin e Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis
Burime bashkiake thane per sarandanews.al se fokusi i bisedimeve në takimin e mesiperm lidhej me projektet e nxitjes se turizmit te integruar, me Memorandumin me bashkitë fqinje e mbi turizmin e integrua, etj,.
Duke permendur takimin me diplomatin helen, Gurma u shpreh: “Me konsullin e Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis, diskutuam mbi projektet e përbashkëta me fokus turizmin, për memorandumin me bashkitë fqinje mbi turizmin e integruar, si dhe e falënderuam për dhurimin e një sasie materialesh sanitare për bashkinë”.
Në këtë pritje ka qene i pranishëm edhe nënkryetari i kësaj bashkie, Romeo Cakuli.
“Nxitja e turizmit te integruar ne rajonin e Sarandës, ka qenë një objekti im i kahershëm ka pohuar se fundi per mediat Adrian Gurma.
Nënshrkimi i një memorandumi bashkëpunimi në muajin shkurt me bashkinë e Finiqit për zhvillimin dhe nxitjen e turizmit të integruar, pritet të pasohet me disa aktivitete të tjera të bashkërenduara sic janë një tryezë e përbashkët dhe një konferencë për turizmin e integruar; krahas krijimit të një organizmi për promovimin dhe menanxhimin e destinacioneve turistike të Sarandës dhe Finiqit.
Zgjerimi i hapësirës gjeografike të këtij bashkërendimi në jug edhe me bashkite fqinje të Greqisë; pritet të ketë impakt në optikën e zhvillimeve të erdhshme turistike, ///SARANDANEWS.AL///
///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.