SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë, Ksamil. Dy procedime penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
• L. B., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 23.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, në një objekt në ndërtim, është konstatuar nga punonjësit e Bashkisë Sarandë duke kryer punime dhe duke shkaktuar zhurma, jashtë fashës së orareve të përcaktuara nga Bashkia.
• Y. U., 30 vjeçe, banuese në Austri, pasi ditën e djeshme, në një plazh në Ksamil, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin L. H., 36 vjeç, banues në SHBA.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///

error: