Kandidatja e PD për deputete Manjola Cikuli Nikollo gjatë një prononcimi si kandidate vuri ne dukje se “është një betejë për të ardhmen e këtij vendi, për fëmijlt tanë”.
“Pas një vale mesazhesh të përzemërta dhe mbështetjeje nga të gjithë ju,ndiej një detyrim të thellë për t’ju falënderuar nga zemra! Por dua të jem korrekte me të gjithë ju: Unë nuk po largohem nga Partia Demokratike dhe s’kam për ta bërë kurrë atë veprim!”
Duke theksuar pozicionin në listat e hapura Nikollo thekson se “Thjesht, këtë herë nuk jam pjesë e listave të hapura, të cilat kanë përfaqësues dhe emra të tjerë shumë të denjë të Qarkut Vlorë. Ajo që na bashkon ne demokratëve është misioni i madh për ti dhënë fund kësaj ‘flame’ që ka mbërthyer Shqipërinë nga kjo qeveri gjakpirëse.”
Kndidatja demokrate vuri ne dukje se largimi i Ramës është një domosdoshmëri jetike. “Largimi i Ramës nuk është thjesht një dëshirë apo qëllim politik. Është një domosdoshmëri jetike! Është një betejë për të ardhmen e këtij vendi, për fëmijët tanë dhe për te gjithë te afërmit dhe shokët tanë që kanë marrë rrugët e kurbetit si në vitet 90.”
Ish kreu i selisë demokrate lokale e përfundon prononcimin me vizionin që ajo dhe Partia që përfaqëson ka për të ardhen: “Personalisht nuk ndalemi këtu. Përkundrazi, vazhdoj më e vendosur se kurrë për një Shqipëri si gjithë Europa “//sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.