Në ansamblin e mirenjohur skulpturor ne oborrin e Shtëpisë së Femijeve, me ne fund u vendos emri i autorit: Jani Marku.

Nje veprimtari e thjeshte e inicuar nga bashkia e Sarandes, familja Marku dhe Institucioni i Shtepise se Femijeve, ka finalizuar plotesimin e vepres artistike ne skulpture me emrin e autorit.
Ne kete ceremoni, pervec familjareve te artistit figurativ Jani Marko, kane qene te pranishem zevendeskryetari i Bashkise per kulturen Romeo Çakuli, drejtori i Kabinetit ne Bashki ,Thoma Nika dhe drejtori i Galerise se arteve figurative, Lefter Çeko.


Sipas burimeve te Bashkise “Në kujtim dhe nderim të veprës së Jani Markut, (pas vdekjes), pranë ansamblit skulpturor, të realizuar prej tij, u vendos pllaka me emrin e autorit, duke plotësuar edhe një dëshirë dhe kërkesë të familjarëve të tij”.

Vepra e Markut ne oborrin e Shtepisse se Femijeve, eshte nje, nga disa vepra te skulptures se parkut ne Sarande te cilat jane vendosur ne parqe e lulishte kryesisht para vitit 1990 dhe qe jane produkt i artisteve te mirenjohur te Sarandes./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.