Në Javën e Turizmit në Sarandë, në mjedisin pubik të shëtitores “Hasan Tahsini” u zhvillua edicioni i 2-të i “Open Cinema”.




Veprimtaria kulturore artistike përfshiu një show artistik dhe kinematografik me prodhimet e fundit të kinemasë shqiptare dhe botërore.
Kryebashkiaku në detyrë Adrian Gurma ka përshëndetur me këtë rast organizatorët dhe portagonistët e këtij eventi kulturor me impakt në gjallërimin e zhvillimeve turistike në Sarandë dhe Ksamil.


Filma të rinj dhe nostalgjikë, në kombinim edhe me interpretimin e këngëve shqiptare dhe të huaja, krijuan emocione të veçanta për publikun.

Ende nuk dihet përse filmat e mësipërm nuk u shfaqën në Kinemanë Verore të Sarandë pranë Limanit të vjetër, por në bulevard./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.