Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia Rrugore e Sarandës.
Ndaj të riut Gjykata e Vlorës kishte caktuar arrest me burg për vepën ‘moskallëzimi i krimit’.
“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, me fokus verifikimin e mjeteve dhe identifikimin e personave në kërkim, kapën shtetasin në kërkim K. V., 29 vjeç, banues në Himarë, për të cilin, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në vijim të veprimeve procedurale, u krye ekzekutimi i vendimit nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë”, informoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.