SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE, Në kushtet e motit të acartë, Bashkia po tregon vëmendje edhe për njerëz, mbetur në mëshirë të fatit

 SARANDE/ 15/02/2021/ -Në kushtet e motit të acartë, Bashkia e Sarandës po tregon vëmendje edhe për njerëz të varfër, mbetur në mëshirë të fatit.

Burime bashkiake vunë në dukje se një qytetar nga Kavaja,i ndodhur prej disa ditësh në qytetin tonë, pa strehë dhe pa ushqim, i shoqëruar nga efektivët e policisë bashkiake, u akomodua në ambientet e konviktit të shkollës”Antoni Athanas”.

Mësohet se atij i kanë shërbyër me ushqim dhe një  ambient të ngrohtë nga stafi i këtij institucioni në vartësi të Bashkisë.

       Po ende ne qytet, ka endacakë të cilet mund të trajtohen me gjeste të tilla humane nga bashkia.

 Trajtimi me humanizem i personave të tillë, që kanë mbetur në mëshirë të fatit në këto ditë-netë të acarta ; me nje ndërgjegjësim dhe informacion nga Bashkia, mund të sjellin edhe ndihmesa nga bizneset lokale dhe qyetetarët humanë sarandiotë.

      Vetem pak ditë më parë,  gjendja e mjerë e dy motrave që jetojnë në Sarandë, e paraqitur në një video sociale ndëgjegjësuese nga media sociale  vendore,(sarandanëeb); bëri të mundur një reagim pozitiv të Bashkisë dhe të një biznesi të mirënjohur në qytet për bamirësi. Pas ketij reagimi dhe ndërhyrje konkrete, tashmë gjendja e kushteve të tyre është  më njerëzore.///

error: