SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Në shtator nis rehabilitimi i rruges për mbërritjen e autobuzëve turistikë te 40 Shenjtorët

–Në shtator nis rehabilitimi i rruges për mbërritjen e autobuzëve turistikë te Manastiri i 40 Shenjtorëve, monument kulture i kategorisë së parë.

Kjo u bë e ditur për Radion “Saranda dhe portalin SARANDANEËS.AL nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma.
Sipas Gurmës, investimi prej 12 milionë lekë nga të ardhurat e bashkisë, është pjesë e buxhetit të vitit 2020 dhe përfundimi i tij i shërbën jo vetëm komunitetit të banorëve të Gjashtës të cilët e kanë kërkuar në dëgjesa të ndryshme publike, por akseson më mirë të gjitha llojet e automjeteve përfshi autobuzët turistikë që dëshirojnë të vizitojnë Manastirin e 40 Shënjtorëve mbi kurorën e qytetit.


Vetëm një ditë më parë, kreu i bashkisë me specialistë të drejtorive së shërbimeve dhe urbanistikës si dhe me zëvëndës kryetaren e këshillit të Bashkisë Dafina Allkushi (banore e Gjashtës) ,përshkuan me këmbë një pjesë të aksit rrugor që lidh Qafën e Gjashtës (hyrje e qytetit) me Manasitirin e 40 Shenjtorëve për të identifikuar në vend vecanërisht ndërhyrjen rehabilituese në dy kthesa të kësaj rruge turistike.


Manastiri, si pjesë e bizhuve atraktive arkeologjike.
Manastiri i 40 Shenjtorëve mbetet një nga destinacionet kryesore në guidat turistike të Sarandës për çdo vizitor vendas apo të huaj.
Ky objekt kulti së bashku me gjurmët arkologjike të Onhezmit (Saranda antike) , bazilika paleokristiane dhe sinagoga hebraike në zënër të Sarandës sot , si dhe Muzeun arkologjik dhe atë të Traditës, janë një pjesë e bizhuve arkeologjike e turistike që tërheqin si magnet vizitorin e turizmit kulturor që mbërrin këtu, nga anë ë ndryshme të globit e për të vijuar më tej, në Butrintin magjik, Foiniken, kryeqytetin e Pirros së Epirit, Manastirin unikal të Mesopotamit, Syrin e Kaltër, etj,.

Bazilika dhe Manastiri i 40 shenjtorëve ndodhet në majën e kodrës që i rri përballë Lëkurësit. Ajo ndodhet vetëm 3 kilometra larg qytetit bregdetar. Manastiri i 40 shenjtorëve është monument i kategorisë së parë, nga të paktët të ruajtur në Perandorinë Bizantine dhe daton në vitet 323-324, kur ka ndodhur martirizimi i 40 shenjtorëve. Manastiri duhet të jetë ndërtuar si qendër e rëndësishme pelegrinazhi, për të tërhequr besimtarët kristianë të brigjeve të Adriatikut dhe viseve të thella të Ballkanit. Mendohet se kisha ka vazhduar të kryejë ritualet e saj deri në mesin e shek. XIX, falë kujdesjes së një komuniteti të vogël murgjish. Më pas, bazilika u braktis.
Legjenda sarandiote.


Legjenda.
Sipas legjendës, 40 ushtarët e arrestuar kristianë, që i përkisnin Legjionit XII “Rrufeja”, u vunë para alternativës: O të ndërronin fe, o të pranonin vdekjen. Pranë vendit të martirizimit ndodhej një banjë e ngrohtë në dispozicion të atij që do të ndërronte mendje. Ata refuzuan dhe u dënuan me vdekje. Vdekje nga i ftohti. Ata i detyruan të qëndronin lakuriq nëpër qeli në kushtet e temperaturave të ulëta të dimrit. Thuhet se njëri prej tyre u përjashtua nga tortura për t’u kujdesur për kufomat dhe në vend të tij u fut njeriu që kujdesej për banjën. Por ai u zhvesh, duke deklaruar me zë të lartë se ishte kristian dhe numri i martirëve mbeti sërish 40./R-SR///

error: