Mbledhja e Këshillit Bashkiak e zhvilluar te premten, me 27 nentor iu kushtua kryesisht miratimit te Paketës Fiskale 2021. Sipas kryetarit te bashkise Adrian Gurma “ Reflektimi i përvojave më të mira të vitit 2020,, adresimi i opinioneve, sygjerimeve dhe propozimeve të marra nga dëgjesat publike dhe angazhimi i profesionistëve të fushës, do e bëjnë me efikase, më të dobishme dhe me produktive këtë paketë.
Për vitin 2021: Asnjë taksë apo tarifë e rritur. Asnjë barrë fiskale shtësë për rreth 18000 familje dhe 3400 biznese,objekt i taksës së ndërtimit dhe tarifave të shërbimit(pastrim,ndriçim,gjelbërim) duke realizuar një premtim të mbajtur-pohon Gurma.

Mesohet se nuk eshte bere asnjë rritje: –Në tarifat e shërbimit publik./Në taksën e ndërtesës.; Në taksën e tokës bujqësore/Në taksën e truallit; Në taksën e ndikimit në infrastrukturë./Në taksën mbi kalimin e së drejtës së pronësisë.;Në taksën e tabelës.
Nderkohe, behet e ditur se gjate miratimit te Paketës Fiskale 2021,jane shenuar disa lehtesi fiskale si: Ulet tarifa e parkimit të rezervuar .Në zonën A /Nga 60000 lekë në 40000 lekë në vit. Në zonën B /Nga 35000 lekë në 30000 lekë në vit. Hiqet tarifa e fjetjes në konviktin e shkollës “Antoni Athanas” nga 18000 lekë që ishte në paketën fiskale për vitin 2020. Hiqet tarifa për dhënie “Deklaratë pastërtie” nga 5000 lekë që ishte në paketën fiskale për vitin 2020./ Hiqet Tatimi i Thjeshtuar i Fitimit për subjektet e biznesit të vogël me xhiro deri në 8 milionë lekë.

Përmirësohet kuadri ligjor në tarifat e përdorimit te ambienteve sportive në territorin e Bashkisë.Për vitin 2021 qëndrojnë në fuqi të gjitha propozimet për uljen e taksave nga Këshilli Bashkiak,si lehtësim për bizneset nga situata e pandemisë.
Paketë që i shërben plotësisht realizimit të të ardhurave për 2021 dhe nuk rrit barrën fiskale për qytetarët dhe biznesin—ka vecuar Gurma ne komentin e tij per paketen Fiskale 2021.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri