SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Nis festa në shëtitoren “N.Frashëri”.Kryebashkiaku Oltion Çaçi uron për Gëzime dhe nje vit të lumtur për të gjithe

Pas një dekori në Sarandë dukshëm më festiv nga shumë vite të tjera për Festat e findvitit; në mbrëmjen e së mërkurës, më 7 dhjetor, në shëtitoren “N.Frashëri”, Kryebashkiaku Oltion Çaçi uroi mes femijëve që mbanin veshur kostumin festiv të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri; për më shumë Gëzime dhe nje vit të lumtur për të gjithë!

Qindra fëmijë prindër, qytetarë dhe turistë, mbushën shëtitoren buzë detit ku Bashkia ishte kujdesur për të krijuar nje mjedis sa me festiv dhe të gëzueshëm jo vetëm me Pemën e madhë të bredhit dekorativ, plot drita, po edhe me këndin e lojërave për fëmijët, me karuselin me ‘trenin’ buzë detit, etj,.

Krahas pjesës për fëmijët me një podium ku qindra fëmijë u ngitën në ditën e parë për të kënduar dhe vallëzuar, Bashkia ka krijuar edhe një panair me sherbimeve te ndryshme me rreth 30 kioska druri te dekoruara për festa të cilat ofronin jo vetëm blerjen e dhuratave po edhe birrë,e pije të ndryshme, gatime të çastit etj, duke i dhënë shëtitores nje dimension të ri, si një dekor madhështor mikëpritjeje për çdo moshë.

Në festimet e mbrëmshme , kanë qenë ta pranishëm edhe dhjetra qytetare te huaj, të kombësive të ndryshme, aktualisht rezidentë në Sarandë, po edhe vizitizore nga rrethe te tjera të vendit./sarandaNews.al///

error: