SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Nis PANAIRI i 10-të Mbarëkombëtar  i  Suvenireve Turistike me qasje Mjedisore “SARANDA 2022”

Ka startuar ne mbremjen e së mërkurës në shëtitoren “Naim Frashëri” të Sarandës  Panairi i 10-të mbarëkombëtar  i  suvenireve turistike me qasje mjedisore “SARANDA 2022”, event I organizuar nga Agjencia AJMMI dhe mbështetur nga Bashkia.

Pjesëmarrës më këtë event tashmë tradicional të muajit gusht, ishin rreth 100 subjekte artizanë të një përbërje gjeografike nga vise të ndryshme të Shqjëprisë si dhe nga Kosova e Maqedonis e Veriut .

Në pavionat e panairit të 10 jubilar më i madh për nga përmasat e shtrirjes tematike dhe përmbajtësore burimore,  përgjatë katër ditëve po shpalosen traditat a artit popullor  artizanal të Shkodrës, Krujës, Gjirokastrës, Shkodrën, Gjakovës, Prizrenit, etj,.

Vlerësohert se  ndër risitë e këtij panairi janë prurjet në qëndismat e dorës prej grave artizane të Beratit dhe Shkodrës, rikthimi I traditës së kostumeve të Gjirokastrës dhe Lunxhërisë nga Studio “Lizeta”Gjirokastër), pasurimi i bixhuve shqiptare  me pridhime të reja e risi fine për vajzat dhe gratë shqiptare nga “AN’ART”, nga mjeshtret gjirokastrite, Motrat Koçollari ‘prodhimet krutane të endjes, gdhendet në dru dhe fantazia e mjeshtrit sarandiot Miri Mustafaj, të artizanit traditës came të zonës Konispol-Shalës-Markat, prodhimet e sapunëve me origjinë bimore të vajit të ullirrit të zoën së Vurgut (Finiq), etj,.    

Sipas burimeve të AJMMI-t në këtë event jubilar dy janë qëllimet kryesorë të eventit  manifesti I artizanatit burimor shqiptar të trashëguaea në kohëra deri në ditëtë tona me risitë që sjellin zhvillimet e soteme dhe promovimi I sarandës si një destinacion I larmishëm turistik për Sarandës si destinacion turistik, nga 17 deri me 20 gusht do të marrin pjesë rreth 100 subjekte artizanë nga vise të ndryshë të Shqipërisë dhe ato etnike .

Pas vizites neper 75 pavionet e Panairit, zevendeskryetari i Bashkise Sarande Romeo Çakuli i cili mbulon edhe artin e kulturen e cilesoi eventin si “me ta pasurin me llojshmeri, gjeografi dhe prurje cilesore te tradites shqiptare artizanale”/

Ndersa gazetari i njohur Panajot Zoto duke ndalur vecanerisht ne pavionin e Studio “Lizeta” shprehu kenaqesine per prurjet e ristite ne kete Panair, duke veçuar nder te tjera artin dhe mjeshterinë e realizimit te kostumeve tradicionale te Lunxhit, te kostumeve te qytetit te Gjrokastrës, risjelljen e kostumit tradicionaal shqiptar të poetit Lord Bajron ne oborrin e Ali Pashës ne Tepelene dhe kostumin e pritjes te ketij te fundit.

Sipas drejtuesit të AJMMI-t gazetarit Shkëlqim Hajno; “Eventi i 10 i panairit ka hyrë tashmë,  në fazën e maturimit me synimin jo vetëm të promovimit të artit artizan burimor që buron prej shpirtit, dorës dhe mendjes së artizanëve të viseve shqiptare; po,  edhe të mundësive  të këtyre burimeve,  për të ‘kuruar’ gjithsesi edhe mirëqënien e këtyre artistëve dhe vatrave familjeve të tyre .”

Kryetari I bashkisë Adrian Gurma, njëherësh edhe President I këtij Panairi, vuri në dukje se   “ Për çdo vizitor të Sarandës që bëhet edhe vizitor i Panairit, është kënaqësi të shohë që tradita e artizanatit shqiptar është e tëra këtu, që nga punimet e leshit, si: qilimat, sixhadet, velenxat, punët e realizuara në teknikën e gdhendjes në dru, punime në qeramikë, mozaik e guacka deti, të dekoruara me mjeshtëri dhe art.

Është kjo arësyeja që Bashkia i ka dhënë dhe jep tërë mbështetjen këtij aktiviteti. Kjo shprehet me vendosjen e tij në kohë pas mesit të gushtit, kur sezoni veror është në kulmin e vet në Sarandë”.

Sipas Gurmës, “Organizimi dhe pjesëmarrja në këtë Panair, janë realisht kontribut me vlerë në pasurimin e kësaj oferte turistike. Për më tepër që ky Panair, mbetet i veçantë dhe i dallueshëm nga të tjerë, edhe për qasjen mjedisore që kanë mjaft prej punëve të ekspozuara. Kjo shkon në një linjë me përpjekjen tonë dhe me punën e bërë në kuadër të lëvizjes “Saranda Riciklon” dhe me tërë ato ndryshime për mirë që ka sjellë qasja e re për të ofruar turizëm pa ndotje dhe për ta trajtuar Sarandën si një Shtëpi të madhe Pushimi.  “/sarandanews.a///

error: