Ka nisur sot trajnimi dy ditor organizatave te shoqerise civile ne Sarande me fokus “Ciklin e Menaxhimit të projekteve” te programit ReLOaD mbeshtetur financiarisht nga BB dhe PNUD ne partneritet me Bashkine.Ne kete trajnim moren pjese perfaqesues te organizatave te Shoqerise civile me aktivtet ne territorine Bashkise Sarande, specaliste te bashkise etj,.


Trajnimi i konceptuar si ‘Dita e hapur’ adresoi çështje qe lidhen me tri fushat kryesore qe jane edhe prioritete te Bashkise: Shërbimet Sociale (Ngritja e shërbimit në shtëpi për të moshuar dhe për persona PAK (mbi 18 vjeç), Ndërgjegjësimi dhe asistimi i viktimave të dhunës në familje duke përfshirë edhe shërbimin në qendrën e emergjencës 72 orë pranë Bashkisë.; Turizmi dhe kultura (Nxitja e turizmit kulturor, historik, arkeologjik, nëpërmjet promovimit të trashëgimisë kulturore dhe siteve arkeologjike); Mjedisi ( Ndërgjegjësimi nëpërmjet veprimeve konkrete për ndarjen e mbetjeve në burim në institucionet publike dhe private.)etj,.

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është njëiniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të BallkanitPerëndimor, përfshirë Shqipërinë.
Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në BallkaninPerëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Bashkia Sarandënë bashkëpunim me stafin e projektit ReLOaD2nëShqipëri ka shpallur më 26 Nëntor2021 Thirrjen e parë publike për OShC-të e cila do të jetë e hapur deri më 29 Dhjetor 2021. //SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.