SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Nisin dëgjesat me publikun për buxhetin e Bashkisë 2025.

Së shpejti, nisin dëgjesat me publikun për buxhetin e Bashkisë 2025.

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E DEGJESAVE ME PUBLIKUN

Titulli : Zhvillimi i dëgjesave me publikun në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale të Bashkisë Sarandë për vitin 2025 dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2025.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Sarandë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Paketën Fiskale të Bashkisë Sarandë dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2024.

Kalendari i zhvillimit të dëgjesave:

                  Data              Ora    Vendi

Bashkia Sarandë       E Martë 12 Nëntor 2024                                    11.00         Salla e Bashkisë  

Njësia Administrative Ksamil E Mërkurë 13 Nëntor 2024                       15.00        “Restorant Beshiku”

   Rruga “Ali Pasha”,       Ksamil

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: bashkiasarande@yahoo.com dhe keshillibashkiaksr@gmail.com

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Drejtoria e financës, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratori i Njësive Administrative Ksamil.
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Sarandë , anëtarët e shoqërisë civile, Përfaqësues të bizneseve, OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave etj.//sarandaNews.al//
error: