Kryeministri Edi Rama gjatë vizites ne Sarandës u shpreh se, përveç Butrintit, paketa turistike kulturore e Sarandës do të ketë një muze arkeologjik dhe është menduar të ndërtohet tek godina ku ka qenë Materniteti i qytetit.

“Kemi rënë dakord, t’i japim Sarandës një muze arkeologjik. Butrinti është aty, një aset kulturor botëror, por jo të gjithë kur vijnë në Sarandë shkojnë deri në Butrint. Ata që vijnë në Sarandë, të huajt apo shqiptarët, nuk kanë pse mos ta kenë një muze arkeologjik dhe ish-materniteti është një vend ideal për të patur një muze arkeologjik. Pastaj mund të bashkëpunohet edhe me parkun e Butrintit për të pasur dhe zonat, seksione të caktuara të këtij muzeu të dedikuara të parkut të Butrintit dhe pastaj kush do të shkoj në Butrint le të shkoj dhe atje”,- tha Rama.
Gjate inspektimit te shetitores se re duke kaluara prane godines se ish matrnitetit Rama ka theksuar idene tij te re per t’i shtuar nje tjeter aset te munguar Sarandes. Ai u la porosi vendoreve te pastrohet nga pikepamja urbane e dhe mjedisi perreth kesaj godine.
Me fjalen e Kryeministrit te vendit gjate vizites se fundit ne Sarande, merr fund edhe tollovija e zyrave te ndonje administrate per te funksionuar ne godinen e ish Marteritetit historik te qytetit.
Sipas studjuesve, godina e ish Maternitetit hostorik te Sarandes eshte pjese e punes se elitës intelektuale, inxhinierike të kohës në Itali e cila kontriboi ne vitet 1930-1940 me disa vepra kryesisht ne Tirane si kryeqyt i vendit dhe më gjerë.
Disa nga keto vepra qe ekzistojne ende sot jane: Korpusi Universitar (ish seli militare e Fashios) ; ndertesa e sotme e Rektoratit te Universitetit të Tiranës (ish qender e Rinisë Fashiste ), Universiteti i Arteve; (ish Opera Dopolavoro., godina e Kryeministrise sot (ish Pallati i Komandës Qendrore,) sheshi sot “Nenen Tereza” (ish “Piazza del Littorio”,etj,.///R-SR///kultplus-sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.