SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Oltion Çaçi, premton bashkëpunim me shoqërinë civile

Nga Sibora SAJMOLI

Oltion Çaçi, kandidati socialist për kryetar Bashkie në Sarandë, gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile ka premtuar bashkëpunim, mbështetje për vizionet në dobi të projekteve   që  fokusojnë problemtikat mjedisore sociale e komunitare.

“Tek unë dhe bashkia e ardhshme do të gjeni një alet të përhershëm në projektet që ju do të zbatoni”-vuri në dukje Çaçi. Ai u shpreh se e njeh sferën e shoqërisë civile pasi ka eksperienca personale dhe në të njejtën kohë mirëpriti   idenë e nevojës që imponohet sot për ngritjen dhe funksionimin e njw njësie në Bashki për aplikim projektesh te donatorë të ndryshëm  perëndimorë si një  mundësi e re që kërkon edhe një vzion të ri.

Në takimin me shoqërinë civile në Sarandë ishin të pranishëm përfaqësues të disa organizatave të shoqërisë civile që në fokus të punës së tyre kanë mjedisin, problemet gjinore, rininë, shtresat në nevojë, etj,.

Takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, është i pari i këtij lloji dhe formati që organizon një kandidat për kryetar Bashkie në Sarandë dhe, habitshëm, i panjohur më parë në praktikën bashki-shoqëri civile në rajonin e katër bashkive të jugperëndimit të vendit: Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq. /sarandaNews.al///

./sarandaNews.al///

error: